Neymar zgjedh formacionin ideal, befason me disa emra

Neymar ka zgjedhur formacionin ideal.

Sport

22/11/2019 09:37

Ylli i PSG-së në një intervistë për mediet spanjolle, ka zgjedhur formacionin më të mirë me lojtarët me të cilët ka luajtur, qoftë si bashkëlojtar apo si kundërshtar.

Neymar ka vendosur që në portë të vendos Victor Valdesin, ndërsa në mbrojtje ka befasuar me Sergio Ramosin, duke e lënë jashtë Gerard Pique.

Tre lojtarët e tjerë në mbrojtje janë Dani Alves, Thiago Silva dhe Marcelo.

Robinho, Ronaldinho, Kaka dhe Vinicius janë në mesfushë.

Ndërsa në sulm më të mirët sipas Neymar, janë Kylian Mbappe dhe Lionel Messi./Lajmi.net/