Neymar thyen heshtjen: Dua të transferohem në Real Madrid
Neymar u ka pranuar disa prej bashkëlojtarëve se dëshiron të transferohet në Real Madrid.
Sport
Neymar dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germain.
E përditshmja franceze “Le Parisien” ka njoftuar se sulmuesi brazilian u ka pranuar disa prej bashkëlojtarëve se dëshiron të transferohet në Real Madrid.
Neymar është objektivi kryesor i “Los Blancos” për afatin kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”.
PSG ka insistuar se braziliani nuk është në shitje madje ka reklamuar fanellat e reja me imazhin e tij.
Por, Neymar duket i vendosur që të realizojë transferimin në Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/