Neymar rikthehet në fushë
Sulmuesi brazilian Neymar bëri kthimin e tij të shumëpritur në klubin e tij të fëmijërisë Santos në një barazim 1-1 me Botafogon në kampionatin brazilian Paulista të mërkurën. Stadiumi “Urbano Caldeira” shpërtheu në festë ndërsa tifozët e ngazëllyer dhe të përlotur ndezën celularët për t’i dhënë mirëseardhje sulmuesit, i cili u largua nga klubi 12…
Sport
Sulmuesi brazilian Neymar bëri kthimin e tij të shumëpritur në klubin e tij të fëmijërisë Santos në një barazim 1-1 me Botafogon në kampionatin brazilian Paulista të mërkurën.
Stadiumi “Urbano Caldeira” shpërtheu në festë ndërsa tifozët e ngazëllyer dhe të përlotur ndezën celularët për t’i dhënë mirëseardhje sulmuesit, i cili u largua nga klubi 12 vjet më parë, një mikpritje heroike përpara fillimit.
Neymar, i cili po festonte ditëlindjen e tij të 33-të, ishte në pankinë dhe hyri në fushë pas pushimit pasi Santos kishte kaluar në avantazh me penalltinë e Tiquinho Soares në pjesën e parë.
Megjithatë, sulmuesi luftoi nën presionin e lojës së tij të parë në 16 muaj. Ai u përpoq të krijonte një pjesë të magjisë që e vendosi atë në mesin e më të mirëve në botë për pesë vjet në Barcelonë, por kjo nuk ishte e mjaftueshme, përcjellë KosovaPress.
Botafogo barazoi me Alexandre de Jesus në minutën e 67-të. Ëallison u përjashtua katër minuta më vonë për një faull ndaj Neymar, por Santos nuk ishte në gjendje të përfitonte nga numrat e tyre superiorë.
“Nuk gjej fjalë për të shprehur ndjenjën kur të pëlqen diçka. Unë e dua shumë Santosin dhe nuk gjej fjalë për të përshkruar ndjenjën që ndjeva kur dola në fushë sot,” tha Neymar pas ndeshjes.