Neymar: Nuk do të qaj gjithë jetën për këtë gjë!
Dështimi i Kombëtares së Brazilit në Kupën e Botës i është rikthyer në vëmendje sulmuesit të PSG, Neymar Junior.
Sport
26 vjeçari në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Crvena Zvezdas, ka folur për paraqitjet e Brazilit në Kupën e Botës që këtë verë u organizua në Rusi.
Brazili edhe pse shihej favorit për të triumfuar, u mposht në çerekfinale nga Kombëtarja e Belgjikës, që udhëhiqej nga Eden Hazard.
Por, për dështimin në Kupën e Botës, Neymar nuk e ka ndërmend të qaj gjatë gjithë jetës, duke thënë se sot ka më shumë arsye për të qenë i lumtur.
“Prisja më shumë për veten time, por jam i frustruar me këtë kompeticion të kësaj vere”, ka deklaruar Neymar.
“Sidoqoftë, nuk do të qaj gjithë jetën time. Kam më shumë arsye të jem i lumtur se i trishtuar sot për sot”, ka shtuar ai.
Përndryshe PSG në Ligën e Kampionëve është pjesë e grupit C, ku në ndeshjen e parë ka pësuar humbje në ‘Anfield Road’ nga Liverpool me rezultat 3:2./Lajmi.net/