Neymar e jep lajmin e madh për Messin (FOTO)
Neymar ka një lajm të madh për sulmuesin tjetër të Barcelonës, Lionel Messi.
Sport
Sulmuesi i Barcelonës, Neymar nuk ka dyshime se Lionel Messi do ta vazhdojë kontratën me kampionin e La Ligës.
Negociatat për vazhdimin e qëndrimit të argjentinasit në Camp Nou janë duke vazhduar.
Por, Neymar beson se lidhja e Messit me Barcelonën është aq e fuqishme sa që ai do të mbetet në klub përtej kontratës së tanishme, e vlefshme deri më 2018.
“Messi do ta vazhdojë kontratën sepse ai është Barcelona dhe Barcelona është Messi”, deklaroi Neymar për “Mundo Deportivo”, përcjell “lajmi.net”.
“Mendoj se këtë vit mund t’i fitojmë tre titujt dhe jam i përqendruar dhe i lumtur me ekipin”, theksoi ai. /Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6
