Neymar dhe PSG arrijnë marrëveshje për katër vitet e ardhshme

PSG ka bërë hapin e madh duke arritur marrëveshje me yllin e skuadrës, Neymar.

Sport

03/02/2021 09:38

Sipas RMC Sport, braziliani do nënshkruajë për katër vitet e ardhshme me gjigantin francez, transmeton lajmi.net.

Kjo marrëveshje mund të përmbyllet shumë shpejtë, pra gjatë kësaj jave, ngase dy palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

Neymar është duke shkëlqyer në fanellën e PSG-së, sidomos tani nën urdhrat e Mauricio Pochettinos.

Pas rinovimit me të, PSG do mundohet te nënshkruajë edhe me Kylian Mbappen, që i skadon kontrata në vitin 2022./Lajmi.net/