Newcastle – Man City, formacionet zyrtare

Manchester City do të udhëtojë në “St James Park” për duelin e xhiros së 36-të të Premierligës ndaj Newcastle United.

Sport

14/05/2021 20:01

City tashmë ka siguruar titullin kampion në Premierligë por edhe Newcastle ka siguruar mbijetesën, kështu që do të jetë një duel pa presion dhe me ambient miqësor, shkruan lajmi.net.

Guardiola ka vendosur shumë ndryshime në këtë takim, duke kursyer lojtarët kryesorë. Scott Carson starton nga fillimi në portë ndërsa De Bruyne mungon në këtë takim.

Për Newcastle, Callum Wilson, Schar, Lescelles, Hayden, Fraser dhe Darlow mungojnë.

Formacionet zyrtare të klubeve./Lajmi.net/

Newcastle United: Dubravka, Murphy, Fernandez, Dummett, Ritchie, Shelvey, Willock, Almiron, Saint-Maximin, Joelington.

 

Manchester City:  Carson, Walker, Garcia, Ake, Cancelo, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Torres, Sterling, Jesus.