Newcastle e fortë edhe ndaj Tottenham, merr tri pikë në udhëtim

Newcastle United ka mposhtur Tottenhamin në udhëtim. Skuadra e Eddie Howe, Newcastle ka marrë fitore të madhe në udhëtim kundër Tottenham, me rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net. Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 31’, kur Callum Wilson shfrytëzoi një dalje të pasigurt të Hugo Lloris, për ta dërguar topin në rrjetë. Një…

Sport

23/10/2022 19:24

Newcastle United ka mposhtur Tottenhamin në udhëtim.

Skuadra e Eddie Howe, Newcastle ka marrë fitore të madhe në udhëtim kundër Tottenham, me rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net.

Goli i parë i ndeshjes u shënua në minutën e 31’, kur Callum Wilson shfrytëzoi një dalje të pasigurt të Hugo Lloris, për ta dërguar topin në rrjetë.

Një presing i lartë ishte i suksesshëm për Newcastle në minutën e 40’, dhe bëri që Miguel Almiron të shënonte për 0:2.

Në pjesën e dytë, Spurs tentuan të barazonin rezultatin, por arritën të gjenin vetëm një gol, përkundër disa aksioneve të rrjedhshme.

Goli i vetëm për Tottenham u shënua nga Harry Kane, në minutën e 54’ – gol ky që vulosi edhe fatin e takimit.

Me këtë fitore, Newcastle shkon në kuotën e 21 pikëve dhe merr pozitën e katërt. Tottenham mbetet me 23 pikë në pozitën e tretë. /Lajmi.net/