Neville sheh arsye për të festuar pas barazimit të Liverpoolit – poston foto me shishe vere

Gary Neville nuk ka harruar ta thumbojë rivalin e vjetër të Manchester Unitedit, Liverpoolin. Legjenda e futbollit anglez, tani opinionist sporti në Sky Sport, këtë e bëri pas barazimit që skuadra e Jurgen Klopp mori në ndeshjen e parë në Premier League ndaj Fulhamit, transmeton lajmi.net. Ish-trajneri i Valencias postoi një foto në Twitter, me…

Sport

06/08/2022 15:55

Gary Neville nuk ka harruar ta thumbojë rivalin e vjetër të Manchester Unitedit, Liverpoolin.

Legjenda e futbollit anglez, tani opinionist sporti në Sky Sport, këtë e bëri pas barazimit që skuadra e Jurgen Klopp mori në ndeshjen e parë në Premier League ndaj Fulhamit, transmeton lajmi.net.

Ish-trajneri i Valencias postoi një foto në Twitter, me një shishe verë, teksa “Të Kuqtë” po humbnin 2-1, me mbishkrimin “Ju më thoni se ka një mundësi?”, duke aluduar kështu në një disfatë të 19-herë kampionëve anglezë.

 

Parandjenja e tij nuk doli, pasi Salah gjeti golin e barazimit, gjithsesi ai prapë gjen arsye feste, pasi as ky rezultat nuk i konvenon rivalëve të përjetshëm të ish-skuadrës së tij. /Lajmi.net/