Neville për Thiagon: Ai po qeshte gjatë tërë ndeshjes me lojtarët e Manchester United

Garry Neville thotë se lojtari i Liverpool, Thiago Alcantara, po qeshte gjatë tërë ndeshjes me lojtarët e Manchester United.

Sport

20/04/2022 11:49

“Të Kuqtë” dje e mposhtën skuadrën e Ralf Rangnick me rezultat 4-0.

Në një humbje si kjo, ku gjithçka shkoi ters për mysafirët, është Neville ai që ndan pjesëza interesante nga takimi.

“Thiago po qeshte teksa u zëvendësua. Ai po qeshte gjatë tërë ndeshjes me lojtarët e Manchester United”, shprehet ai në podcastin e tij, transmeton lajmi.net.

“Unë ndoqa Manchesterin edhe gjatë viteve të 80-ta. Ishte e vështirë sepse Liverpooli fitonte gjithçka në atë kohë, gjithsesi ajo (performance e djeshme e lojtarëve të United) ishte e tepërt”, shtoi tutje ai. /Lajmi.net/