Neuer: PSG-ja ka probleme në mbrojtje, nëse shfrytëzojmë rastet mund ti mposhtim

Manuel Neuer është i bindur se Bayern Munchen mund të bëjë një kthesë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, për të cilit ai pretendon se kanë probleme në mbrojtje.

Sport

12/04/2021 14:42

Bayerni pësoi humbjen e parë evropiane nën trajnerin Hansi Flick javën e kaluar pasi PSG fitoi me rezultat 3-2 në “Allianz Arena”, përcjellë KosovaPress.

Kampionët në fuqi tani do të duhet të fitojnë me dy gola epërsi ose duke shënuar më shumë se tre gola në “Parc des Princes” në mënyrë që të arrijnë në gjysmëfinale, por Neuer është optimist se ata mund të përfitojnë nga dobësitë e francezëve në mbrojtje.

“Ne duhet të qëndrojmë të qetë, por të kemi zjarr në zemër. Ne duam t’i qasemi lojës në mënyrën e duhur, me motivim, një qëndrim të mirë natyrisht me stabilitetin që ju nevojitet ndaj lojtarëve kaq të shpejtë”. Tha portieri gjerman për “Bundesliga.com”.

“Ne do të duhet të mbajmë qetësinë, të luajmë futboll sulmues dhe t’i vëmë nën presion. Ata kanë probleme në mbrojtje. Nëse krijojmë aq shumë shanse sa kemi bërë në Mynih, atëherë mund ta bëjmë rikthimin”, theksoi në fund Neuer.

Ballafaqimi i dytë ndërmjet Paris – Saint Germain dhe Bayernit zhvillohet të martën me fillim nga ora 21:00