Neuer mohon prishjen e raporteve me Ter Stegen: Kemi raporte të shkëlqyera

Manuel Neuer ka mohuar prishjen e raporteve me Marc Andre Ter – Stegen.

Sport

12/10/2019 20:52

Konkurrenca e madhe për pozitën e titullarit në portën e Gjermanisë ka bërë që dy portierët të shkëmbejnë disa ‘llafe’ me njëri tjetrin.

Ylli i Barcelonës dhe ai i Bayern Munich konsiderohen ndër më të mirët në pozitën e portierit, por tek Gjermania duhet të ndajnë një portë.

Përkundër zërave se ata kanë përçarje, Neuer ka bërë të ditur së fundmi se raportet e tyre janë fenomenale.

“Shpresoj të na keni parë nga afër. Kemi raporte të shkëlqyera” ka thënë Neuer, transmeton lajmi.net.

“Ter Stegen pati ndeshje të mirë ndaj Argjentinës. Kemi skuadër të mirë të portierëve, me Leno dhe Trapp gjithashtu. Nuk ka asgjë, nuk kishte biseda të thella” ka shtuar tutje portieri i Bayern.

Ter Stegen nuk do ta ketë të lehtë të fitojë pozitën e titullarit tek Gjermania, pasi kapiteni Neuer nuk po tërhiqet. /Lajmi.net/