Netflix pritet të ulë çmimet e shërbimeve drastikisht

Netflix është duke testuar planin e zbritjes së çmimeve të abonimeve mujore, duke ua mundësuar përdoruesve të shfrytëzojnë shërbimet për vetëm dy euro e 50 cent.

Auto & Tek

09/01/2020 18:12

Plani u testua në Indi dhe Malajzi vitin e kaluar, i cili pritet të plasohet në të gjithë globin në një të ardhme të afërt, transmeton lajmi.net.

Me këtë çmim, Netflix planifikon që ta shfrytëzoni platformën vetëm nëpërmjet telefonit. Pra, filmat dhe telenovelat nuk do janë në dispozicion për laptopin apo kompjuterin tuaj.

Gjatë provave të hershme në Azi, Netflix u ka mundësuar përdoruesve të paguajnë abonimin për dy euro e 50 cent për të përdorur ofertën miqësore, raporton Metro.

Netflix gjithashtu po u ofron disa përdoruesve mundësinë për të ulur tarifat e tyre duke zgjedhur të mos paguajnë abonimin e tyre në baza mujore.

Përdoruesit marrin një zbritje prej 50 përqind për blerjen e një pakete abonimi 12-mujor. /Lajmi.net/