Netflix do sjellë serialin e ri ‘3%’ (Video)

Netflix ka marrë në dorë transmetimin e serialit brazilian ‘3%’, që ka ngarje mjaft interesante.

ShowBiz

10/08/2015 16:44

Netflix ka porositur episode për serialin e quajtur ‘3%’, i prodhuar në studion braziliane ‘Boutique Filmes’ dhe është drejtuar nga regjisori i filmit ‘City of God’, Cesar Charlone.

Seriali do të jetë i pari që do të transmetohet në Netflix i prodhuar i tëri në Brazil, transmeton Lajmi.net.

Idea për 3% është që moti, piloti është postuar në Youtube në tri pjesë që në vitin 2011.

Në botën e serialit, çdo njërit i është dhënë rasti për të treguar veten në prova të vështira ndërsa vetëm 3% prej tyre do kenë rastin të kalojnë ‘në anën tjetër’.

Seriali do fillojë të xhirohet në vitin 2016 ndërsa do dalë në Netflix më vonë po atë vit.

Këto janë tri pjesët e pilotit:

YouTube player
YouTube player
YouTube player