“Selam alejkum, a ke marr brum me bukë…” – Zbardhen bisedat mes Rilindit dhe Rejhanit në gjykimin për vr*sjen e policit Muhamet Lika
Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Ferizaj janë prezantuar bisedat mes dy të dyshuarve, Rilindit dhe Rejhanit, në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjen e policit Muhamet Lika nga Kaçaniku. Dëshmitar i radhës në këtë proces ishte Hamit Reçica, pjesëtar i Policisë së Kosovës, transmeton lajmi.net. Gjatë seancës, polici dhe prokurori kanë paraqitur…
Lajme
Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Ferizaj janë prezantuar bisedat mes dy të dyshuarve, Rilindit dhe Rejhanit, në kuadër të procesit gjyqësor për vrasjen e policit Muhamet Lika nga Kaçaniku.
Dëshmitar i radhës në këtë proces ishte Hamit Reçica, pjesëtar i Policisë së Kosovës, transmeton lajmi.net.
Gjatë seancës, polici dhe prokurori kanë paraqitur biseda dhe përgjime që lidhen me të pandehurit, duke zbardhur disa nga komunikimet e tyre.
Në njërën prej bisedave të prezantuara në gjykatë, Rejhani i drejtohet Rilindit me fjalët: “Selam alejkum, selam alejkum. A ke marr brum me bukë…”
Ndërkohë, procesi gjyqësor për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika, që tronditi opinionin publik në Kosovë, duket se po i afrohet fazës përfundimtare./lajmi.net/