Netanyahu bisedon në telefon me Trumpin, pranë tij libri “Aleatët në Luftë”

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku ai shfaqet duke zhvilluar një bisedë telefonike. Sipas njoftimit zyrtar, Netanyahu ishte në një telefonatë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në fotografinë e publikuar, kryeministri izraelit shihet i ulur në një tavolinë, ndërsa pranë tij ndodhet…

Bota

28/02/2026 17:08

Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku ai shfaqet duke zhvilluar një bisedë telefonike.

Sipas njoftimit zyrtar, Netanyahu ishte në një telefonatë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në fotografinë e publikuar, kryeministri izraelit shihet i ulur në një tavolinë, ndërsa pranë tij ndodhet libri “Aleatët në Luftë” i autorit Tim Bouverie./lajmi.net/