Nesër nis transmetimi i filmit të Victoria Beckham

Një ”Spice Girl” e famshme e viteve ’90, stiliste e njohur dhe sipërmarrëse inteligjente, aktorja britanike Victoria Beckham flet hapur për udhëtimin e trazuar të një vajze që “donte me dëshpërim të pëlqehej”, në një dokumentar të Netflix, që nis transmetimin nesër. Premiera botërore e këtij seriali, me regji nga amerikania Nadia Hallgren, regjisore e…

ShowBiz

08/10/2025 22:58

Një ”Spice Girl” e famshme e viteve ’90, stiliste e njohur dhe sipërmarrëse inteligjente, aktorja britanike Victoria Beckham flet hapur për udhëtimin e trazuar të një vajze që “donte me dëshpërim të pëlqehej”, në një dokumentar të Netflix, që nis transmetimin nesër.

Premiera botërore e këtij seriali, me regji nga amerikania Nadia Hallgren, regjisore e një dokumentari të shquar mbi Michelle Obama në vitin 2020, do të shfaqet sot në mbrëmje në Londër.

Në këtë dokumentar, të titulluar thjesht “Victoria Beckham”, ish-Spice Girl, e njohur për fytyrën hermetike dhe përgjithësisht e perceptuar si ”e ftohtë”, flet hapur për udhëtimin e saj dhe për uljet e ngritjet që i dhanë formë jetës së saj.

“Njerëzit mendonin se isha një njeri i lig që nuk buzëqesh kurrë. Por… unë buzëqesh. Mos u tronditni!”, bën shaka ajo në trajlerin zyrtar të dokumentarit.

51-vjeçarja e përshkruan veten si një vajzë të vogël të ngathët, që donte me dëshpërim të pëlqehej dhe rrëfen fillimet e vështira në botën e modës, pas ndarjes së grupit ”Spice Girls”.

“Njerëzit mendonin: ajo është një yll popi, u martua me një futbollist, kush mendon se është?”, shprehet nëna e katër fëmijëve, gruaja e lojtarit të famshëm të futbollit David Beckham, dhe tani një stiliste e njohur në krye të një perandorie me vlerë dhjetëra miliona euro.

Ikonat e modës si ish-drejtoresha e ”Vogue USA”, Anna Wintour, dhe stilisti Tom Ford ndajnë përvojat e tyre në serialin e prodhuar nga kompania e David Beckham, ”Studio 99”.

Seriali transmetohet dy vjet pas një dokumentari në Netflix për David Beckham, i cili, sipas platformës, theu rekorde shikueshmërie në BM.