Nëse shënon ndaj Atleticos, gol special për Messin
Lionel Messi ka një arsye më shumë të shënojë në ballafaqimin e radhës të skuadrave në La Ligë, të dielën.
Sport
Lionel Messi ka bilanc pozitiv të golave në ndeshjet me Atletico Madridin.
Por, sulmuesi i Barcelonës ka një arsye më shumë të shënojë në ballafaqimin e radhës të skuadrave në La Ligë, të dielën.
Messi është një gol larg nga goli i 600-të në karrierë, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”, përcjell “lajmi.net”.
Marrë parasysh formën e mirë të tij në duelet e shkuara me Atletico Madridin, festa e golit jubilar mund të ndodhë nesër mbrëma në Camp Nou. /Lajmi.net/