Nëse jeni të fiksuar pas Facebook, e keni gjenetike
Të fiksuarit pas Facebook’ut, mund të jenë gjenetikisht të programuar për t’i dashur rrjetet sociale, thotë një studim i ri.
Fun
Shkencëtarët e King’s College në Londër, i kanë krahasuar shprehitë e përdorimit të internetit tek 4250 binjakë identikë me 4250 binjakë jo identikë.
Ata kanë zbuluar se gjenet ishin përgjegjëse deri në 39% për kohën e kaluar në internet.
Ekspertët thonë se disa njerëz në mënyrë natyrale e kanë dëshirën për të lundruar nëpër rrjetet sociale, duke gjurmuar jetët e të tjerëve dhe duke publikuar çdo hap të tyre.