Nëse Frenkie de Jong qëndron te Barca, klubi do t’i kërkojë reduktim në pagë

Barcelona assesi të dalë nga kriza ekonomike.

Sport

26/06/2022 19:15

Klubi katalan vazhdon të ketë probleme financiare qysh prej largimit të Lionel Messi nga klubi.

Tani, flitet se Barca do ta shesë kartonin e Frenkie de Jong. Por, nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, ata do të kenë disa kërkesa për holandezin.

Gerard Romero bën të ditur se nëse Frenkie de Jong do të qëndrojë te Barca, klubi do t’i kërkojë reduktim në pagë, përcjell lajmi.net.

Mesfushori, sipas kontratës aktuale, pritej që këtë vit të merrte një rritje në pagë. Tani mund t’i ndodhë e kundërta.

Manchester United vazhdon të jetë skuadra që kërkon shërbimet e De Jong. /Lajmi.net/