”Nëse dëshiron, Salzburg mund ta blejë nesër Ronaldon”

Red Bull Salzburg mund të përballojë nënshkrimin e një lojtari si Cristiano Ronaldo, thotë mesfushori gjerman Oliver Kragl.

Sport

28/04/2020 12:25

Kompania e pijeve energjeike filloi të investojë në futboll në 2005 kur bleu klubin austriak SV Austri Salzburg dhe i riemërtoi ata Red Bull Salzburg.

Në vitet që pasuan, Red Bull ka zgjeruar perandorinë e tij futbollistike duke përfshirë New York Red Bulls, Red Bull Brasil, Red Bull Bragantino, Red Bull Ghana dhe, më së fundmi, RB Leipzig, transmeton lajmi.net.

Si rezultat i asaj mbështetje, Kragl, i cili luan në Serinë B për Benevento, beson se klubet e Red Bull kanë fuqinë të nënshkruajnë edhe yllin më të njohur të Serie A, Ronaldo.

“Red Bull Salzburg bëri që kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve Liverpool të japin gjithçka në Anfield dhe morën një barazim në Napoli”, tha Kragl, i cili kaloi dy vjet e gjysmë në Austri.

“Red Bull ndoshta do ta blinte Ronaldon nesër nëse do të donin. Unë mendoj se Salzburg mund të shkojë mirë në Bundesligën gjermane”. /Lajmi.net/