Nervozohet Ronaldo!
Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka vazhduar me deklaratën e radhës, duke thënë se ai nuk luan futboll për të bërë shokë.
Sport
Ronaldo është njëri nga lojtarët i cili pëlqehet shumë por edhe urrehet shumë, nga fansa të ndryshëm të futbollit.
Sidoqoftë, ai ka thënë se nuk luan futboll për të bërë shokë, dhe për të ndryshuar mendimin e personave tjerë që kanë për të.
“Me të gjithë trajnerët që kam punuar, Sir Alex Ferguson është trajneri i vetëm të cilin e kam konsideruar si shok, asnjë tjetër”.
“Unë nuk luaj futboll për të bërë shokë, por për të triumfuar”, tha Ronaldo në pjesën e dytë të intervistës së tij me një kanal portugez.