Nënkryetari i Prishtinës ankohet që kryeministri nuk po e pret në takim

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj në një prononcim për Lajmi.net ka folur për projektet e komunës dhe vështirësitë. Ai ka thënë se pavarësisht vështirësive që dalin rrugës, janë duke u munduar që t’i realizojnë planet e tyre, shkruan Lajmi.net. Zogaj është ankuar se nuk e kanë përkrahjen e nivelit qëndror për projektet madhore, madje tha…

Lajme

20/09/2023 15:12

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj në një prononcim për Lajmi.net ka folur për projektet e komunës dhe vështirësitë.

Ai ka thënë se pavarësisht vështirësive që dalin rrugës, janë duke u munduar që t’i realizojnë planet e tyre, shkruan Lajmi.net.

Zogaj është ankuar se nuk e kanë përkrahjen e nivelit qëndror për projektet madhore, madje tha se kryeministri, Albin Kurti nuk po i pret në takim.

Nënkryetari publikisht e ka ftuar kryeministrin Kurti që të bëj një vizitë në Komunën e Prishtinës dhe të diskutojnë për tema të ndryshme.

“ E ftojmë më na vizitu 200 metra larg jemi ose le të na pret në zyrën e tij”, u shpre Zogaj.

Ndiqeni videon e plotë: