Nenad Rasic pa koment për mungesën në Shpalljen e Pavarësisë

Nenad Rasic, Deputet i Kuvendit të Kosovës në vitin 2008, nuk dëshiron të flasë pse ai dhe kolegët e tij serbë nuk morën pjesë në seancën ku u shpall pavarësia. Me shaka, para se ta mbyllë telefonin, thotë se ata kanë qenë \"aty diku afër\".

Lajme

16/02/2014 14:38

Jo të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë vënë firmat e tyre në Deklaratën e Pavarësisë së vendit të shpallur më 17 shkurt 2008.

Deklarata e Pavarësisë është nënshkruar nga 109 prej 120 Deputetëve të Kuvendit të Kosovës bashkë me Presidentin Fatmir Sejdiu dhe Kryeministrin Hashim Thaçi.

Ndërsa 11 deputetë që përfaqësonin komunitetin serb të Kosovës nuk morën pjesë në atë seancë.

Ministri aktual i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, nuk dëshiron të flasë për arsyet pse ai dhe kolegët e tij munguan në atë seancë.

“Kemi qenë aty diku afër. Nuk kam koment për këtë”, ka thënë Ministri Rasic, i cili para gjashtë viteve ishte edhe Deputet i Kuvendit të Kosovës.

Për nja një muaj pas shpalljes së pavarësisë, edhe ministrat serbë në Qeverinë e Kosovës kishin “ngrirë” pjesëmarrjen në mbledhjet e Qeverisë.