Nëna i jep veshkën djalit dhe e shpëton nga vdekja
Një grua 48-vjeçare ka bërë një gjest të madh për birin e saj.

Fun
Josh Houston 25-vjeçar, u diagnostifikua me një sëmundje që sulmon veshkat dhe kufizon funksionin e tyre, transmeton lajmi.net.
Funksioni i tij i veshkave prej kohësh kishte rënë në nivelin më të ulët, dhe duhej urgjentisht transplantimi.
Pas shumë kërkimeve, ishte pikërisht nëna e tij Michelle Houstin ajo e cila ia dha veshkën e saj.
Pasi kuptoi që ishte e përshtatshme, Michelle nuk hezitoi aspak duke shpëtuar kështu të birin e saj.
Të dy tani janë në shëndet të mirë dhe po vazhdojnë rehabilitimin në shtëpi. /Lajmi.net/