Nëna e Marigona Osmanit rrëfen momentet e fundit me vajzën: Mam, shumë të du – mos fol se po të dëgjon ai
Vitin që lamë pas vrasja brutale e Marigona Osmanit nga Ferizaj tronditi gjithë Kosovën, e më gjerë. 18 vjeçarja dyshohet që u torturua deri në vdekje nga Dardan Krivavqa, i dashuri i saj. Në një dokumentar të RTK-së, nëna e Marigonës, Valdetja ka treguar për shumë gjëra që deri tani nuk janë thënë në publik,…
Lajme
Vitin që lamë pas vrasja brutale e Marigona Osmanit nga Ferizaj tronditi gjithë Kosovën, e më gjerë. 18 vjeçarja dyshohet që u torturua deri në vdekje nga Dardan Krivavqa, i dashuri i saj.
Në një dokumentar të RTK-së, nëna e Marigonës, Valdetja ka treguar për shumë gjëra që deri tani nuk janë thënë në publik, raporton lajmi.net
Ajo ka treguar momenti një ditë para se Margiona të videste se ekishte vizituar te shtëpia.
“Erdh qat ditë dhe ish kanë vesh sikur me kanë nja engjull, qashtu mu dok, nuk hijke kurrë brenda. I thash hajde Marigonë ta qesi ni kafe a ni sok, dojsah me i shti brenda me vet se çka kanë që nuk po folin – hiç nuk folke çika. Dritaren e kam lan pak çel – i thash Marigonë kam me dal me u rrok me to me ketë idioti – ma bani oj mami po te degjon për dritare, mos fol! – Kur u dal të dyrt Marigona më qafi edhe niherë edhe ja ka dhanë një shikim krejt shpisë – kur vdiq me bijke në mend se qysh ka kqyr. Ma bani mam shumë të du, tepër tha të du – ia bana oj çika jeme edhe unë të dua ty. I kqyra deri në fund të rrugës, e aty më nuk e kam parë. Kah tre ora e diçka një mesazh mka ardh, kinse Marigona. “Mam mos u bon marak se jemi te shku te motra e tij”.
Më poshtë rrëfimin e plotë të nënës së Marigonës:
