Në Tiranë promovohet monografia “Yje mbi dafina” kushtuar 21 policëve të Kosovës të rënë në detyrë
Në Muzeun e Historisë Kombëtare në Shqipëri është hapur ekspozita për promovimin e monografisë “Yje mbi dafina”. Libri i autores, gazetares, Mihane Hoxha i kushtohet 21 zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.
ShowBiz
Në hapjen e ekspozitës përveç autores Hoxha, i pranishëm ka qenë edhe drejtori i muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, profesor Zaho Golemi nga Shkolla Akademike e Policisë së Shqipërisë, profesor Frederik Stamati, profesoresha, Helena Halilaj, familja e policit të rënë në detyrë e Ilir Llapatinca.
Të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesi i ambasadës së Kosovës në Tiranë, Blerim Xhemaili.
Kujtojmë që në 21 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, pra një vit më parë është promovuar libri “Yje mbi dafina”. Libër në të cilin janë dokumentet, fotografitë e rrëfimet e familjarëve. /Lajmi.net/