​Në prag të zgjedhjeve: Gara mes premtimeve për Prishtinën

Fushata për zgjedhjet lokale në Prishtinë po zhvillohet me intensitet, ndërsa partitë politike po paraqesin programet e tyre dhe synojnë të bindin qytetarët për një mandat qeverisës. Kandidatët për kryetar të Komunës së Prishtinës kanë dhënë premtime të shumta për përmirësimin e infrastrukturës, transportit publik, shërbimeve komunale dhe zhvillimit urban. Përparim Rama, i cili garon…

Lajme

08/10/2025 12:39

Fushata për zgjedhjet lokale në Prishtinë po zhvillohet me intensitet, ndërsa partitë politike po paraqesin programet e tyre dhe synojnë të bindin qytetarët për një mandat qeverisës. Kandidatët për kryetar të Komunës së Prishtinës kanë dhënë premtime të shumta për përmirësimin e infrastrukturës, transportit publik, shërbimeve komunale dhe zhvillimit urban.

Përparim Rama, i cili garon për një mandat të dytë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), thekson arritjet e tij gjatë mandatit të parë dhe kërkon mbështetje për të vazhduar projektet e nisura. Ai është përballë rivalëve të fuqishëm si Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i cili vjen me një program të strukturuar dhe me përvojë ekzekutive si ish-ministër i Shëndetësisë, si dhe kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, që synon ta rikthejë qeverisjen e kryeqytetit në duart e kësaj partie. Po ashtu në garë për kryeqytet janë edhe Bekë Berisha nga AAK dhe Besa Shahini nga PSD.

Qytetarët e Prishtinës kanë shprehur mendimet e tyre rreth zgjedhjeve të ardhshme lokale dhe kandidatëve që garojnë për të udhëhequr kryeqytetin. Të ndarë mes partive të ndryshme, disa shprehën zhgënjimin me qeverisjet e kaluara, ndërsa të tjerë vlerësuan punën dhe programet e kandidatëve aktualë.

Raqi: Mendoj që Vetëvendosja, sepse LDK i ka dëshpëruar qytetarët e Prishtinës

‘’Mirë ka qenë, premtime të kota jemi mbushur me premtime. Tash do e shohim kur të vijnë zgjedhjet që fitojnë të shikojmë se çfarë do të bëjnë në këtë mandat 4 vjeçar. Mendoj që . Sepse LDK i ka dëshpëruar qytetarët e Prishtinës, dhe të gjitha rrugët i kanë bllokuar dhe transportet e komunikacionit’’, tha Raqi

Qytetari Ibrahim Zogiani tha se është mirë të fitojë përsëri Përparim Rama të ketë edhe një mandat sepse sipas tij ai i ka rregulluar shumë gjëra ne Prishtinë

‘’Asgjë nuk po shoh mirë sepse po merren me gjëra të panevojshme. Përparim Rama duhet prapë ta marrë mandatin krahasim me kundërshtar , një arsye se këta po merren shumë me sene të imta të parëndësishme, dhe po mendojnë që ende 30 vjet duhet të merren me qentë, vizionin e ka më të qartë Përparimi dhe që mendoj se ka qenë i penguar për të pasur rezultat më shumë për këtë mandat do ishte dashur të marr dhe një mandat’’, tha ai.

Dobratiqi: I vetmi që ka pas program të mirë është Përparim Rama

‘’Mirë ka qenë, fushata ka qenë e mirë e qetë gjithçka ishte në rregull është. Besoj Përparim Rama. Po mendoj që ka punuar po, i vetmi që ka pas program të mirë është Përparim Rama”,tha ai.

‘’Fushata ka qenë mirë normale është ….  Besoj që Uran Ismaili… Ka qenë ministër i shëndetësisë i suksesshëm dhe fushatën dhe programin e ka shumë të mirë’’, tha Ibrahimi.

Kekaj është shumë i vendosur që Përparim Rama do të fitojë edhe një mandat në Prishtinë sepse u shpreh që ai është punëtor dhe ka potencial më të lartë.

“Shumë e mirë, potencial të mirë të gjithë vetëm dihet Përparim Rama, sepse është më i zgjuari më punëtori nuk gënjen natyrisht dhe programi”, Kekaj.

Prishtina, si kryeqytet i Kosovës, ka qenë gjithmonë një ndër komunat më të rëndësishme dhe më të vështira për t’u qeverisur, për shkak të dinamikës së shpejtë urbane, rritjes së popullsisë dhe sfidave infrastrukturore. Çdo cikël zgjedhor në këtë komunë tërheq vëmendjen e partive politike dhe opinionit publik, jo vetëm për shkak të rëndësisë së saj administrative, por edhe për shkak të simbolikës politike që bart mandati në Prishtinë./kp