Në prag të ndeshjes, delegacioni i FFK-së mirëpritet në Bukuresht nga Razvan Burleanu
Në prag të ndeshjes së shumëpritur ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, që do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin prestigjioz “National Arena” të Bukureshtit, presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Razvan Burleanu, organizoi një drekë zyrtare për delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës, të kryesuar nga presidenti Agim Ademi. Në këtë takim miqësor,…

Sport
Në prag të ndeshjes së shumëpritur ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës, që do të zhvillohet sonte në orën 20:45 në stadiumin prestigjioz “National Arena” të Bukureshtit, presidenti i Federatës Rumune të Futbollit, Razvan Burleanu, organizoi një drekë zyrtare për delegacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës, të kryesuar nga presidenti Agim Ademi.
Në këtë takim miqësor, ku ishte i pranishëm edhe delegati i UEFA-s nga Mali i Zi, presidenti Burleanu shprehu mirëseardhjen e ngrohtë për delegacionin e Kosovës, duke vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy federatave, pavarësisht incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së shtatorit 2023 në Bukuresht. Ai theksoi se përballja e sotme është organizuar me përkushtim të madh në bashkëpunim me UEFA-n dhe se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar një atmosferë sportive dhe në frymë të ‘fair-play’-it.
Nga ana tjetër, presidenti Ademi e falënderoi homologun e tij për mikpritjen e ngrohtë dhe përkushtimin e tij dhe të autoriteteve rumune për ndeshjen e sotme. Ai shprehu dëshirën që kjo përballje të jetë një spektakël i futbollit dhe që gjithçka të zhvillohet brenda kornizave sportive, duke promovuar respektin ndërmjet dy shteteve.
Gjatë kësaj dreke zyrtare, të dy delegacionet diskutuan mbi çështje të rëndësishme, përfshirë organizimin e futbollit në të dy vendet dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme. Të dyja palët theksuan rëndësinë e zhvillimit të përbashkët të projekteve që kontribuojnë në rritjen e cilësisë së futbollit.
Në përfundim të takimit, si pjesë e traditës, u shkëmbyen dhurata simbolike, duke forcuar më tej marrëdhëniet mes dy federatave.