Në ndjekje të ëndrrës – fotografi të Rashicës si fëmijë, topin e mbante gjithmonë me vete

Janë publikuar disa fotografi simpatike nga fëmijëria e Milot Rashicës.

Sport

04/04/2020 20:32

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, i cili aktualisht aktivizohet me Werder Bremen, ka pasur pasion për futbollin qysh kur ishte i vogël.

Nga disa fotografi të publikuara nga ‘sporti.info’, ku shihet Rashica i vogël, duket se topin ka mbajtur gjithmonë afër vetës, përcjell lajmi.net.

Djaloshi nga Vushtrria vazhdoi ëndrrën e tij përmes urës lidhëse të quajtur Llamkos Vushtrria, duke kaluar në Holandë,  e tashmë te Werder Bremen.

Djaloshi i vogël me topin në dorë, tashmë në mesin e më të preferuarve te Kosova.

Shikoni më poshtë fotografitë e Milot Rashicës kur ishte i vogël, dhe progresin e tij ndër vite. /Lajmi.net/