Në Maqedoninë Veriore rikthehet ora policore

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka vendosur sot gjatë vazhdimit të seancës së 60-të vendim për orë policore gjatë fundjavës së zgjatur.

Lajme

03/06/2020 19:42

Orë policore:

– E Enjte prej ora 21.00 deri ditën e hënë ora 05.00, edhe atë për qytetet: Shkup, Kumanovë, Shtip dhe Tetovë.

Ndërsa për qytetet e tjera orë policore:

– E Premte, e shtunë dhe e diel, prej ora 16.00 – 05.00.

Ndryshe,

Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar 101 të infektuar me koronavirus, që paraqet shifrën më të lartë të të infektuarve që nga fillimi i muajit prill.