“Në ligat tjera është i kuq”, tifozët befasohen nga shuplaka e Gattit për Kvaratskhelian

Skuadra e Napolit arriti fitore të madhe mbrëmë si mysafir i Juventusit me rezultatin minimal 0 me 1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Gjatë ndeshjes ishte një moment interesant që u komentua shumë nga tifozët. Ishte Federico Gatti lojtari i “Zonjës së Vjetër” që sipas tifozëve e meritoi kartonin…

Sport

24/04/2023 08:29

Skuadra e Napolit arriti fitore të madhe mbrëmë si mysafir i Juventusit me rezultatin minimal 0 me 1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Serie A.

Gjatë ndeshjes ishte një moment interesant që u komentua shumë nga tifozët. Ishte Federico Gatti lojtari i “Zonjës së Vjetër” që sipas tifozëve e meritoi kartonin direkt të kuq, shkruan Lajmi.net

Kjo pasi ai goditi me shuplakë lojtarin kundërshtar, Khvicha Kvaratskhelia.

Në fakt mbrojtësi i Juventusit, Gatti nuk u ndëshkua as me karton të verdhë në këtë rast.

Kujtojmë që shumë polemika pati edhe gjatë pjesës tjetër të lojës, ku ekipit të Max Allegrit iu anuluan dy gola, para se Raspadori të shënonte me vollej për t’i dhënë tre pikët skuadrës së tij./Lajmi.net/