Në KPK sërish me përplasje, anëtari kërkon largimin e Qalajt dhe Malokut nga mbledhja: I keni fëmijët në konkurs, është konflikt interesi

Mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës sot po zhvillohet me dhjetëra mos-pajtime. Madje kjo mbledhje as s’ka arritur të nis mbarë, për shkak se njëri nga anëtarët, Visar Krasniqi ka propozuar që prokurorët apo anëtarët në këtë rast, Agron Qalaj dhe Jetish Maloku të largohen nga mbledhja pasi ai tha se kanë interesa familjare, pasi…

Lajme

11/12/2025 10:48

Mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës sot po zhvillohet me dhjetëra mos-pajtime.

Madje kjo mbledhje as s’ka arritur të nis mbarë, për shkak se njëri nga anëtarët, Visar Krasniqi ka propozuar që prokurorët apo anëtarët në këtë rast, Agron Qalaj dhe Jetish Maloku të largohen nga mbledhja pasi ai tha se kanë interesa familjare, pasi që fëmijët e tyre janë në konkurs për prokurorë të rinj.

“Kanë familjarë, përkatësisht fëmijët e tyre në konkurs…Kanë interes publik pra.Kam propozim për rendin e ditës, për pikën e pestë propozoj që në këtë pikë kolegët prokurorët Agron Qalj dhe Jetish Maloku të përjashtohen për faktin se kanë konflikt interesi sa i përket procesit të prokurorëve të ri.Ndonëse të dy kanë familjarë, fëmijët e tyre në proces dhe në ligj neni 3 , përcakton çka është interes privat i zyrtarit shtetërorë.Po ashtu përcaktohen parimet e zyrtarit që gjendet në këtë situatë”,deklaroi ai.

Po ashtu ai tha se “Konflikti i interesit është e përcaktuar edhe si vepër penale me Kodin Penal”.

Pas kësaj u deklarua edhe vetë prokurori Qalaj, i cili tha se pa problem largohet nga kjo pikë e rendit të ditës.

“Mu duk se është pak e hershme me prononcu edhe pse është shumë e qartë situate, unë përjashtohem në këtë pikë që nga ky moment, por prita derisa të përfundojnë këto biseda e diskutime dhe me u prononcu në lidhje me këtë pik”./Lajmi.net/