Në Kosovë 36 vatra zjarri, katër ende aktive – thirrje qytetarëve për kujdes

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë ditës së diel në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 36 vatra zjarri. Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative 112, 32 prej tyre janë lokalizuar falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit. Ndërkohë, 4 vatra vazhdojnë të jenë aktive, me ekipet…

Lajme

31/08/2025 22:00

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se gjatë ditës së diel në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 36 vatra zjarri.

Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Operative 112, 32 prej tyre janë lokalizuar falë reagimit të shpejtë dhe profesional të Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.

Ndërkohë, 4 vatra vazhdojnë të jenë aktive, me ekipet zjarrfikëse dhe autoritetet lokale që po punojnë në terren për shuarjen e tyre.

Agjencia u bën thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, si ndezja e flakëve në hapësira të hapura, hedhja e mbetjeve të ndezura apo aktivitete të tjera të pakontrolluara.

Po ashtu, qytetarët inkurajohen të denoncojnë rastet e zjarrvënies së qëllimshme dhe të raportojnë çdo emergjencë në numrat 112, 193 dhe 192.

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka shprehur falënderim të veçantë për zjarrfikësit dhe Qendrat Operative 112, duke vlerësuar angazhimin dhe profesionalizmin e treguar në menaxhimin e situatës.