Në Gjilan shpërndahen rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët në nevojë
Komuna e Gjilanit ka shpërndarë sot rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët e familjeve në nevojë. Sipas njoftimit komunal, ndihma është realizuar përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ajo synon të mbështesë familjet që përballen me vështirësi sociale dhe ekonomike, transmeton KosovaPress. “Mbështetja e kategorive në nevojë dhe përkujdesja ndaj fëmijëve mbeten pjesë e…
Lajme
Komuna e Gjilanit ka shpërndarë sot rreth 500 palë veshmbathje për fëmijët e familjeve në nevojë.
Sipas njoftimit komunal, ndihma është realizuar përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Ajo synon të mbështesë familjet që përballen me vështirësi sociale dhe ekonomike, transmeton KosovaPress.
“Mbështetja e kategorive në nevojë dhe përkujdesja ndaj fëmijëve mbeten pjesë e rëndësishme e angazhimit institucional të Komunës së Gjilanit”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPress.
Komuna ka paralajmëruar vazhdimin e masave dhe iniciativave për mbështetjen sociale dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve.