Kanosi gjyqtarin, prokurorin dhe policët gjatë seancës gjyqësore, arrestohet burri në Fushë Kosovë

Gjatë seancës gjyqësore, një burrë ka fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë. Pas incidentit, policia ka bastisur shtëpinë e tij, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë seancës kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja…

Lajme

24/04/2024 08:40

Gjatë seancës gjyqësore, një burrë ka fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë. Pas incidentit, policia ka bastisur shtëpinë e tij, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë seancës kishte fyer dhe kanosur gjyqtarin, prokurorin dhe zyrtarët policorë. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit, mirëpo nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Lidhur me rastin me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” /Lajmi.net/