Në foton e fundit të John Lennonit shohim këngëtarin duke i dhënë autograf vrasësit të tij

Legjenda e “Beatles” ishte vrarë në moshën 40 vjeçare.

ShowBiz

30/05/2020 18:49

Legjenda e rock-ut John Lennon pas shpërnguljes në SHBA, më 8 dhjetor 1980 ishte gjetur i vrarë në Dakota, New York, pas plagëve që kishte marrë nga sulm me armë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Fotot e fundit të tij po bëjnë xhiron në rrjetet sociale, Kjo pasi ato shfaqin artistin duke firmosur një autograf për atë që do të bëhej së shpejti vrasësi i tij.

John Lenon u pa duke dalë nga apartamenti i tij dhe më pas të jepte një autograf për një person Mark David Chapman i cili ekzekutoi këngëtarin minuta më vonë. /Lajmi.net/