Në festën e ditëlindjes i këndojnë këngën që ia dedikoi Donaldi, ja reagimi i Borës

Moderatorja kishte organizuar një festë ditëlindje.

ShowBiz

14/01/2022 17:45

Bora Zemani mbushi 30 vjet me 9 janar, ndërkohë organizoi edhe një festë mbrëmë me 13 janar ku të ftuar kishte një numër figurash publike, shkruan lajmi.net.

Klajdi Haruni dhe Bruno, intepretuan disa nga projektet muzikore teksa nuk mungoi edhe ai i artistit, Elgit Doda.

“Toxic Love”, mban titulli kënga e cila u këndua nga dyshja ku pjesë e kësaj kënge është Donald Veshaj, ish partneri i Borës.

Kujtojmë se kjo këngë është në dedikim të Bora Zemanit, gjë të cilën Donaldi e kishte pranuar vetë.

Theksojmë se, moderatorja e këndoi bashkë me të dy këngëtarët./Lajmi.net/