Në Dragash themelohet Muzeu Etnologjik (Foto)

Muzeu Etnologjik është në themelim e sipër në komunën e Dragashit.

Lajme

16/06/2016 14:06

Kështu ka bërë të ditur Sali Shoshi nga Organizata Suedeze Trashëgimia Pakufij. Ai ka thënë se muzeu po themelohet prej vet banorëve të Dragashit, transmeton lajmi.net

“Ata po i falin Muzeut, eksponatet tyre familjare për t’i lënë ato me folë për t’kaluarën e krejt kësaj krahine t’pasur etnografike. Sot, aty janë mbledhë qindra eksponate, që shpejt kanë me u bo të vizitushme për publikun”, ka shkruar Shoshi në facebook.

Ai konsideron se e mira e krejt kësaj pune është që Muzeu po themelohet në një ndërtesë të braktisur publike, gati duke u rrëzua.

“Sot, krenar që ndërtesa ka shpëtua, iu ka dhënë një funksioni i ri, dhe aty ka me u thënë tregimi për krahinën e Dragashit. Fort krenar me koleget e CHwBs”, është shprehur Shoshi. /lajmi.net

Muzeu Etnologjik ne Dragash 1 Muzeu Etnologjik ne Dragash