Në DokuFest shfaqet filmi boshnjak që paraqet migrimin nga Stacioni në Prishtinë

I gjatë vetëm tetë minuta, një film dokumentar boshnjak, ka gjutur vend edhe për pamje nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

ShowBiz

10/08/2015 17:57

Kjo, për të paraqitur migrimin, fenomen që preku disa vende kohëve të fundit, raporton lajmi.net.

Regjisori nga Bosnja dhe Hercegovina, Ibro Hasanoviq, filmi i të cilin paraqet një ngjarje të trishtë edhe për vet atë, thotë se Stacioni në Prishtinë ishte vendi ideal për të paraqitur migrimin.

“Note on multitude”, shfaqet tek filmat për migrimin në DokuFest, festivali i Filmit Dokumentarë dhë të Shkurtër, film që shpjegon se si burra, gra dhe fëmijë japin puthjen e lamtumirës dhe hipin në autobusët që do ‘ti dërgojë ata në një të ardhme të pasigurt.

“Ka qenë emocionuese për mua t’i shoh ato pamje dhe për një kohë shumë të gjatë i kam pasur në mendje”, tha ai.

Filmi i Hasanoviq paraqet lumturiën që shkon nga një lamtumirë emocionale në të dhunshme, duke përfudnuar në rraskapitje.

Prodhim i këtij vitit, filmi shfaqet në Doku Pllato në termimin e orës 20:00 por në të njëjtin termin dhe në të njëjtën kinema shfaqet edhe nesër, e martë 11 gusht./lajmi.net