Në Deçan shtyhet fillimi i procesit mësimor deri më 12 janar për shkak të motit
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Deçanit ka njoftuar se për shkak të gjendjes së përkeqësuar atmosferike është shtyrë fillimi i procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore të kësaj komune. Sipas njoftimit zyrtar, mësimi do të rifillojë më 12 janar 2026, ndërsa ditët e humbura të mësimit më 8 dhe 9 janar do të…
Lajme
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Deçanit ka njoftuar se për shkak të gjendjes së përkeqësuar atmosferike është shtyrë fillimi i procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore të kësaj komune.
Sipas njoftimit zyrtar, mësimi do të rifillojë më 12 janar 2026, ndërsa ditët e humbura të mësimit më 8 dhe 9 janar do të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor, në përputhje me planifikimet e përcaktuara nga institucionet përkatëse arsimore, transmeton lajmi.net.
Drejtoria e Arsimit ka bërë thirrje për mirëkuptim nga prindërit dhe nxënësit, duke shprehur shpresën se kushtet atmosferike do të përmirësohen sa më shpejt, në mënyrë që procesi mësimor të vazhdojë rregullisht dhe pa pengesa.
Ky vendim vlen për të gjitha institucionet arsimore në Komunën e Deçanit.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM ME RËNDËSI TË VEÇANTË
Njoftojmë të gjitha institucionet arsimore në Komunën e Deçanit, prindërit dhe nxënësit, se për shkak të gjendjes së përkeqësuar atmosferike, fillimi i procesit mësimor shtyhet deri më datën 12.01.2026.
Ditët e humbura të mësimit, 8 dhe 9 janar 2026, do të kompensohen deri në përfundim të vitit shkollor, sipas planifikimeve të përcaktuara nga institucionet arsimore përkatëse.
Shpresojmë që kushtet atmosferike të përmirësohen sa më shpejt, në mënyrë që procesi mësimor të vazhdojë rregullisht dhe pa pengesa.
Faleminderit për mirëkuptimin.
Me respekt,
Drejtoria e Arsimit në Deçan./lajmi.net/