Ndryshon gjithçka, kjo kombëtare favorite për “Euro 2016” pas dy ndeshjesh
Përfaqësuesja e Spanjës e nisi kampionatin Euriopian si favoritja e tretë për ta fituar turneun pas Francës dhe Gjermanisë.
Sport
Pas dy ndeshjeve të para në grup me Republikën Ceke dhe Turqinë, La Roja i ka lëvizuar koutat e basteve, duke qenë ajo me e kuotuara për të triunfuan në Euro 2016.
Këto ndryshime në kuota mbështeten edhe nga deklaratat e trajnerit të Turqisë Fatih Terim, i cili theksoi pas humbjes së skuadrës së tij se në këtë turne nuk ka parë asnjë skuadër që mund ta mposhtë Spanjës, apo edhe nga analiza e Joachim Low, i cili thekson se La Roja ka ruajtur të nëjtin stil gjatë dekadës së fundit. Logjikisht, të gjitha këto perceptime janë refkektuar edhe te kompanitë e baste, që e kanë ulur koeficientin e suksesit të Spanjës në Euiro 2016.
Ngritja e trofeut nga formacioni i Del Bosques tashmë kuotohet me koefiecientin 4.22, pra rreth 30% më pak se para ndeshjes me Turqinë. Skuadra e dytë favoritë vjen Franca, një euro për triumfin përfundimtar të gjelave, shpërblehet me 4.75 euro, ndërkohë që ky koeficient pak ditë më parë ishte 4.1, transmeton Supersport.al. Gjermania, që ishte favoritja e dytë në fillim të Eropianit është zhvendosur e treta. Suksessi i Pancerave kuotohet me koeficientin 5.06.
Një ndryshim të ndjeshëm ka pësuar edhe parashikimi për shpalljen e Italisë kampione e Europës. Pas dy fitoreve të para me Belgjikën dhe Suedinë, një euro e paguar për formacionin Contes shpërblehet me 11 euro, nga 17 që ishte para se të niste Europiani.