Ndryshojnë planet, ky është vendimi i ri për Eriksen

Christian Erisken raportohet se ka bindur trajnerin Antonio Conte që të mos e largojë nga klubi, raporton Il Corriere dello Sport.

Sport

28/01/2021 11:44

28 vjeçari ka qenë i lidhur për një rikthim në Ligën Angleze javët e fundit, me klubet e interesuara Tottenham, Arsenal dhe Leicester, shkruan lajmi.net.

Përveç kësaj, ardhja e Mauricio Pochettino në Paris Saint-Germain, ndezi thashethemet për një ribashkim të mundshëm në kryeqytetin francez.

Eriksen shënoi fituesin në Derbin della Madonnina, kur Interi mundi Milanin 2-1 për të vendosur një gjysmëfinale kundër Juventusit.

Raporti pretendon se Inter nuk po konsideron një shitje këtë dimër dhe Eriksen duhet të qëndrojë i vendosur në fund të fundit./Lajmi.net/