Ndryshimet në Champions, UEFA merr vendimin e rëndësishëm

Në mikrofonin e “Associated Press”, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka folur ndër të tjera për të ardhmen e kompeticionit më të rëndësishëm në arenën botërore për klubet, Champions League.

Sport

13/05/2019 20:20

“Kemi kompeticionin më të mirë në botë prej shumë kohësh. Për momentin nuk e dimë kur dhe nëse do të aplikohen modifikime. Kështu që ata të cilët kritikojnë çdo ditë, duhet të nisin të kujdesen për futbollin në vendet e tyre. Jam i sigurtë se nuk ka asgjë për të kritikuar”, deklaroi Ceferin.

“Për të ardhmen, sapo kemi dakordësuar të vazhdojmë një tjetër cikël të kompeticionit europian 2021-2024 pa ndryshuar asgjë. Gjithsesi UEFA është një organizatë shumë dinamike dhe duhet të eksplorojë gjithmonë nëse dhe si mund të përmirësohen kompeticionet tona futbollistike”, vijoi presidenti i UEFA-s.

“Në mënyrë konstante mendojmë të përmirësohemi. Motivi për të cilin je më i miri nuk nënkupton detyrimisht se nuk mund të përmirësohesh. Për momentin nuk kemi propozuar ende ndryshime, por kemi nisur tashmë të konsultohemi dhe të ndajmë idetë”, përfundoi presidenti Ceferin./Telesport/