Ndodh edhe kjo, Alisson shënon për t’i siguruar fitoren Liverpoolit

Liverpool në 'frymën e fundit' ka shënuar gol për t'i arkëtuar pikët e plota në udhëtim te West Brom.

Sport

16/05/2021 19:28

“Reds” në fundin e ndeshjes vulosen fitoren prej 1 – 2, shkruan lajmi.net.

Fillimisht, Robson-Kanu kaloi West Bromin në epërsi me një gol nga largësia (15′), për të cilin ishte goli i parë për katër vite.

Ndërsa, Mohamed Salah barazoi rezultatin duke shënuar një gol mjaftë të bukur (33′), rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Sulmuesi Sadio Mane arriti që në pjesën e dytë të shënojë, por goli u anulua për pozitë jashtë loje, njësoi ndodhi edhe për West Brom që iu anulua një gol nga VAR.

Kur mendohej se gjithçka mbaroi dhe ndeshje përfundoi baras, portieri Alisson Becker realizoi me kokë (90+5)

Si inkuadrues ishte edhe ylli shqiptar Xherdan Shaqiri që hyri në lojë në minutën e 59-të.

Me këtë fitore Liverpool renditët në pozitën e pestë me 63 pikë, një me pak se Chelsea që renditët në pozitën e katërt, derisa West Brom e ka të sigurt rënien në Championship./Lajmi.net/