Ndeshja ndaj Feronikelit, Prishtina cakton çmimin e biletave

Prishtina dhe Feronikeli do të përballen nesër (e mërkure) në kuadër të Superligës.

Sport

05/03/2019 11:24

Prishtina dhe Feronikeli do të zhvillojnë përballjen e tyre në kuadër të javës së 21-të në Superligë, e që do të jetë ndeshja kryesore.

Feronikeli është lider i ligës së Kosovës me 48 pikë, pesë më shumë së skuadra kryeqytetase, që është në vendin e dytë, përcjell lajmi.net.

Ndeshja që fillon nga ora 17:00, do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Prishtina ka bërë publike çmimet e biletave për këtë ndeshje.

Në tribunën lindore çmimi është 2 euro, kurse tribunën perëndimore çmimi është 3 euro. Në tribunën veriore ku janë vetëm për tifozët mysafir çmimi i biletës është 3 euro, derisa në tribunat VIP çmimi është 5 euro. /Lajmi.net/