Ndeshja e parë në Premierligë që 10 vite, Scott Carson bën debutimin e tij për Man City
Portieri i Manchester City, Scott Carson do të bëjë debutimin e tij në fanellën e "Citizens".
Sport
Carson i cili ishte pjesë e Liverpoolit deri në vitin 2008, është transferuar nga Derby County si formë huazimi në Manchester City dhe do të bëjë sot paraqitjen e tij të parë për klubin, shkruan lajmi.net.
35 vjeçari do të paraqitet për herë të parë në fanellën e Manchester Cityt dhe kjo do të jetë pas më shumë se 10 vitesh në Premierligë.
Portieri do të përjetojë edhe gardën e nderit nga Newcastle, pasi Manchester City është kampion i sezonit 2020/2021.
Herën e fundit kur Carson kishte bërë paraqitje në Premierligë ishte viti 2011 kur ishte pjesë e West Bromwich Albion./Lajmi.net/
35-year-old Scott Carson makes his first appearance in goal for Manchester City today.
It’s his first game in the Premier League for 10 years.
He’ll get a guard of honour as a Premier League champion. pic.twitter.com/ICeYzP67Hc
— B/R Football (@brfootball) May 14, 2021