Ndërron jetë ish gjyqtari i njohur mitrovicas, Sali Qubreli

Sot është ndarë nga jeta një nga gjyqtarët më të respektuar në futbollin kosovar, Salih Qubreli.

Sport

25/10/2020 11:09

Mitrovicasi përveç që ishte gjyqtar ka qenë edhe futbollist, duke mbrojtur edhe ngjyrat e skuadrës së Trepçës, përcjell lajmi.net.

Gjithashtu, si futbollist, Salih Qubreli ka luajtur edhe me klubin Remonti.

Qubreli kishte karrierë të mirë edhe si gjyqtar, duke arritur që të ndante drejtësinë edhe në ndeshje të ligës së parë të Jugosllavisë.

Njoftimin për vdekjen e Salih Qubrelit e ka dhënë vëllai i tij, Nysret Qubreli, përmes një postimi në ‘Facebook’. /Lajmi.net/