Ndërron jetë aktori dhe producenti i njohur kosovar

Sot është bërë e ditur se pas një sëmundjeje të rëndë ka ndërruar jetë aktori dhe producenti i njohur kosovar.

ShowBiz

26/01/2020 16:24

Selatin Ademi ishte i njohur për rolet e tij në filmat si ”Cheaters” dhe ”Dhurata e Zotit”.

Lajmin për vdekjen e aktorit e ka bërë të ditur vëllai i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka informuar miqtë dhe familjarët e të ndjerit.

”Njoftoj shokët dhe dashamirët se pas një sëmundjeje të rëndë, ndërroi jetë vëllau ynë”, thuhet ne statusin e vëllait të të ndjerit.