Ndërron jetë aktori amerikan

Aktori amerikan mjaft i njohur, i cili ka luajtur disa role në shumë filma, James Rebhorn, ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.

ShowBiz

24/03/2014 13:33

Arsyeja e vdekjes së aktorit është sëmundja e Melanomës, që është një lloj mjaft i njohur i kancerit të lëkurës.

Rebhorn kishte role nëpër filma të ndryshme, teksa gjithashtu punoi edhe nëpër televizione dhe teatër.

Ai ishte i njohur më shumë për rolin e sekretarit të mbrojtjes, Albert Nimzicki në filmin ‘Independence Day’, gjatë vitit 1996.